Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozita fton deputetët e pozitës që të votojnë rrëzimin e Qeverisë

Shefja e grupit parlamentar të Nismës, Valdete Bajrami, ka konfirmuar procedimin e mocionit të mosbesimit dhe presin mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për shqyrtimin e këtij mocioni.

Në një konferencë të përbashkët për media, Bajrami u ka bërë thirrje deputetëve që nuk kanë nënshkruar mocionin që të votojnë për rrëzimin e Qeverisë, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne kemi proceduar mocionin dhe presim të mblidhet Kryesia dhe ta shqyrtojë. I falënderoj ata që kanë nënshkruar ndërsa ata që nuk kanë nënshkruar i ftoj që kur të thirret seanca të votojnë për rrëzimin e Qeverisë”, ka thënë Bajrami.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti ka thënë se deputetët duhet të marrin vendimin e duhur në të mirë të vendit, duke e rrëzuar qeverinë e kryeministrit Isa Mustafa.

“Në këtë situatë kur kemi një qeveri të papërgjegjshme vendimi i takon kuvendit dhe në ditën kur të vijë ky mocion në seancë të marrin vendimin e duhur në të mirë të vendit”, ka thënë Dërguti.

Pal Lekaj i AAK-së në këtë konferencë për media, ka thënë se tre vjetët e fundit kanë qenë të vështira për qytetarët e Kosovës shkaku i keqqeverisjes së Mustafës.

“Kaluan tre vite të vështira për qytetarët. Tre vite të vështira për opozitën, por ky hap i sotëm demokratik i shërben vendit”, ka thënë Lekaj.

Ai është shprehur i sigurt se mocioni do të ketë sukses dhe se rrëzimi i qeverisë do të ndodhë.

“Është obligim i Kryesisë që të thërras seancën e jashtëzakonshme. I falënderoj të gjithë deputetët që kanë nënshkruar. Ne kemi përmbushur obligimin tonë. Jam i sigurt se ky mocion do të jetë sukses dhe rrëzimi i qeverisë do të ndodhë”, ka thënë Lekaj.

Image

Image