Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rrëfimi i Marjan Demës për faljen e tri gjaqeve

Rektori i UP-së, njëherësh, aktivist i lëvizjes për pajtimin e gjaqeve në Rubikon të KTV-së shpalosi rrëfimin e tij, se si fali gjaqet e tre vëllezërve.

Dema shpjegon se ishte akti më i rëndë që kishte bërë ndonjëherë, mirëpo këtë e bëri duke u bazuar gjithmonë në atë se konfliktit duhet shuar me kompromis.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dema theksoi se në këtë mes rëndësi të madhe kishte edhe Lëvizja.

“Pajtimi ka ndodh në familje por natyrisht edhe lëvizja ka pas atë strategjinë e vet, që të ketë efekt më shumë, të bëhet pajtimi në ditë më të shënuar dhe u caktua dita e pashkëve”

Dema shpjegon se si ishin mbledhur shumë njerëz dhe të gjithë ishin të emocionuar nga ajo ngjarje.

“Të faleshin tri gjaqe, një rast shumë i vështirë, rrethanat kanë qenë të tilla, ndodhin shumë, në aksidente apo ndryshe, por këto kanë ndodh fatkeqësisht me paramendim”, ka thënë ai.

“Unë kam qenë njeri i parë që kam mbërri, i kam dëgjuar ato krisma”, theksoi ai.

Krisma këto që më përcjellën tërë jetën, thotë Dema.