Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mogherini mbështet kryeparlamentarin e Maqedonisë, Talat Xhaferi

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka pritur sot në Bruksel kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferin.

Në komunikatën e lëshuar pas takimit thuhet se Mogherini ka mirëpritur zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryetar të Kuvendit të Maqedonisë, duke theksuar se ky është një rol që duhet të jetë mbi partitë dhe politikat ndëretnike, një kryetar Kuvendi që duhet të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve në Maqedoni, transmeton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“BE është e gatshme të punojë me të, me Kuvendin dhe gjithë institucionet e tjera për të avancuar reformat urgjente dhe implementimin e Marrëveshjes së Përzhinës. BE pret që të gjitha partitë politike të angazhohen në mënyrë konstruktive në procesin politik, përfshirë formimin e Qeverisë”,ka thënë Mogherini.