Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Prishtinë nesër fillon Simpoziumi i parë ndërkombëtar “Dita e Mamive”

Nesër në Prishtinë fillon punimet Simpoziumi i parë ndërkombëtar “Dita e Mamive”, që është projekt i organizatës pwr Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS”

Përmes një komunikate per media bëhet e ditur se, “Simpoziumi ka për qëllim ngritjen e vetëdijes dhe interesimit të profesionistëve dhe studentëve të rinj të drejtimit të mamisë, mbi rëndësinë e punës, projekteve e hulumtimeve shkencore. Po ashtu, ka për qëllim edukimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional të profesionistëve dhe studentëve të drejtimit të mamisë, duke mundësuar akumulimin e kredive të nevojshme për licencim dhe rilicencim”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Simpoziumi i parë ndërkombëtar “Dita e Mamive” fillon punimet më 5 maj 2017, në orën 11:00, në Swiss Diamond Hotel Prishtina. Profesionistët e lëmive të ndryshme të mamisë do të prezantojnë punën e tyre edukative, shëndetësore, hulumtuese e shkencore, transmeton Koha.net.

Simpoziumi ndërkombëtar “Dita e Mamive”, pos ligjëratave plenare të përzgjedhura, do të ofrojë edhe kurse e trajnime profesionale (teorike dhe praktike), si dhe referues të ftuar nga ekspertiza e mamisë në nivel ndërkombëtar.

Marrë parasysh se simpoziumi organizohet për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Mamive, ky projekt do të jetë tradicional, duke iu dhënë në këtë mënyrë vendin e merituar dhe respektin eksperteve të fushës së Mamisë për kontributin në ruajtjen e shëndetit oral, edukimin e gjeneratave te reja, ngritjen profesionale si dhe afirmimin shkencor dhe hulumtues.

Ky projekt është akredituar nga Bordi i Edukimit në Vazhdim në Ministrinë e Shëndetësisë, me 20 kredi për pjesëmarrësit aktiv dhe 15 kredi për pjesëmarrësit pasiv.

Në vazhdim, ju informojmë mbi agjendën, ecurinë dhe ligjëratat që do të prezantohen në kuadër të Simpoziumit:

08:00-09:30 : Regjistrimi i pjesëmarrësve në Simpoziumin e parë ndërkombëtar „Dita e Mamive”

10:00-10:30 : Znj. Razije Musa, me ligjëratën : “Takimi me të porsalindurin- Përvoja nga Kosova, Europa dhe Lindja e Mesme”;

11:00-11:30 : Hapja Solemne e Simpoziumit të parë ndërkombëtar „Dita e Mamive”

11:30-13:00 : Dreka për pjesëmarrësit e Simpoziumit të parë ndërkombëtar „Dita e Mamive”

13:00-13:30 : Znj. Shpresa Xhakli, me ligjëratën : “Informimi i nënave me sfidat dhe problemet gjatë rritjes së femijëve me Autizëm”;

13:30-14:00 : Znj. Leonora Shabani Bajraktari, me ligjëratën : “Foshnja jote ka sindromën Down” - Si e përjeton nëna lajmin ?!!” ;

14:00-14:30 : Znj. Suela Spaho, me ligjëratën : “Prenatali në Kuti - Prindërimi i hershëm dhe kujdesi postnatal” ;

14:30-15:00 : Z. Visar Sadiku, me ligjëratën : “Roli i mamive në shëndetin mendorë të nënave lehona” ;

15:00-15:30 : Znj. Leonora Hajrizaj Sejdiu, me ligjëratën : “Prematuriteti dhe shkaktarët më të shpeshtë të vdekshmërisë së tyre në klinikën e Neonatologjisë” ;

15:30-16:00 : Znj. Mynevere Hoxha, me ligjëratën :“Ndryshimet e reja në Programin e Reanimimit neonatal të AAP dhe AHA”