Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

QKUK ende pa koronorograf, pasojat i paguajnë qytetarët

Qytetarët po shpenzojnë shuma të mëdha për të kuruar sëmundjet e zemrës, ndërkohë që zyrtarët e institucioneve mundohen ta hedhin fajin te njëri- tjetri për dështimin e finalizimit të projektit që do të mundësonte shërbime më të mira, raporton KTV.

Si Ministria e Shëndetësisë, ashtu edhe Shërbimi Spitalor nuk marrin përgjegjësi për vonesat që ndodhën në zbatimin e projektit kur u pyetën nga deputetë të Komisionit Parlamentar që erdhën për të parë se deri ku kanë arritur punimet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Deputetët kërkuan shpjegime se pse ministria ka refuzuar shumën prej 500 mijë eurosh, e cila parashikonte rregullimin e hapësirave nga vetë austriakët, por nuk morën përgjigje.

Në hapësirat ku do të vendoset koronarografi i ri, ende nuk kanë filluar punimet, ndërkohë që aparatura është blerë dhe po qëndron në një depo në Austri.