Për shkak se Ministria e Shëndetësisë nuk arriti të përmbushë obligimet e veta, brenda këtij viti, dy projekte më të mëdha në këtë sektor do të vonohen në realizim, raporton KTV.
Mospërmbushja e marrëveshjes nga ky institucion në njërin rast ka shtyrë punimet për ndërtimin e spitalit të pediatrisë, që është donacion, e për të njëjtën arsye do të vonohet edhe realizimi i marrëveshjes me austriakët, që ka për qëllim funksionalizimin 24 orësh të kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdryshe nga rasti i parë që po humbet në kohë dhe mundësinë më të mirë të trajtimit të sëmundjeve të fëmijëve, tash MSH-ja do të harxhojë mijëra euro për penalizim dhe subvencionim të pacientëve që kanë nevojë për shërbime të sëmundjeve të zemrës.
Marrëveshja për kredi me Austrinë, që ka për qëllim modernizimin e kardiologjisë invazive dhe kardiokirurgjisë, kishte nxitur shumë pakënaqësi te deputetët opozitarë dhe partnerët e koalicionit.