Forca e Sigurisë së Kosovës, ka nisur procesin për të arritur kuotën kushtetuese, që 10 për qind e trupës së saj, të jenë përfaqësues të komuniteteve.
Në Qeveri, të enjten është prezantuar Strategjia për Integrimin e Komuniteteve jo-shumicë, që aktualisht në kuadër të FSK-së janë të përfaqësuar 8 për qind nga pjesëtarë të minoriteteve, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKreu politik i FSK-së, Haki Demolli është shprehur se strategjia synon përfshirjen e kadetëve të të gjitha komuniteteve.
Azemina Çullom, e cila udhëheq zyrën e Komuniteteve joshumicë, shprehu besimin se strategjia do të ndikojë në mirëqenien sociale të vetë komuniteteve joshqiptare, duke u dhënë atyre mundësi më të mira trajnimi dhe studimi.
Zëvendësdrejtori i NALT-it, Jeffrey Fischer, tha se pavarësisht të gjithave, Kosova ka ende punë në aspektin e integrimit dhe përpjekjeve për përfshirjen e diversitetit etnik, brenda Forcës.