Projektligji për Përgjegjësinë Disiplinore ndaj Gjyqtarëve dhe Prokurorëve tashmë është ndryshuar nga Ministria e Drejtësisë.
KTV-ja ka raportuar për draftin e këtij projektligji, në të cilin i jepej mundësia edhe Ministrisë së Drejtësisë të propozojë hetime disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, nëse këtë nuk e bëjnë gjykatat dhe prokuroritë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, pas 3 javë pritjeje për të marrë përgjigje nga Ministria e Drejtësisë, kjo e fundit prezantoi draftin përfundimtar të këtij projektligji të ndryshuar.
Draftimin e këtij projektligji e ka përkrahur edhe Ambasada amerikane në Prishtinë.
Në një përgjigje me shkrim, zëdhënësja e Ambasadës amerikane, Michelle Schohn, mirëpret reformimin e ligjit për përgjegjësinë disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Në bazë të këtij projektligji, parashihet të shuhet Zyra e Prokurorit Disiplinor.
Ndërkaq, hetimet disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve do t’i bëjë një panel hetues, i themeluar nga Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial i Kosovës.