Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zjarrfikësit ankohen për kushtet e punës në ditën ndërkombëtare të tyre

Në Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, e cila shënohet çdo 4 maj, kryetari i Shoqatës Sindikale të Zjarrfikësve në Prishtinë Samed Shkodra, ka treguar për problemet me të cilat përballet kjo kategori.

Sipas tij, problemet e zjarrfikësve në Kosovë janë të shumta me numër dhe ato datojnë që nga paslufta. Si problemi më esencial sipas Shkodrës është statusi i pa definuar i zjarrfikësve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Po ashtu problem është edhe konflikti për kompetenca në mes komunave dhe Ministrisë së Punëve të brendshme, gjegjësisht Agjencionit për menaxhimin e Emergjencave (AME)”, thekson Shkodra, përcjell KSP.

Zjarrfikësit në Kosovë sipas tij nuk kanë kushte të favorshme për punë, ndërsa thotë se nuk u paguhen as orët shtesë të punës, ndërrimin e natës, punën gjatë festave zyrtare dhe fundjavë e të cilat janë të parapara me ligjin e punës.

“Po ashtu zjarrfikësit janë pa sigurim shëndetësor e invalidor”, deklaron Shkodra.

Për këto kushte të rënda, kryesindikalisti i zjarrfikësve në Prishtinë ka fajësuar institucionet e vendit, si në nivelin qendror dhe atë lokal, duke thënë se kanë lënë pas dore këtë kategori e cila është jetike për sigurinë e qytetarëve.

“Kjo vlen te kuptohet se si niveli lokal ashtu edhe ai qendror, shërbimin e zjarrfikëseve e njohin vetëm atë herë kur janë në zor! Sot shërbimi i zjarrfikëseve 18 vite pas luftës, nuk kanë ligj që rregullon materien e profesionit të tyre, komfor ligjit mbi profesionet. Shërbimet e zjarrfikëseve dhe shpëtim, në përgjithësi ballafaqohet me shumë probleme”, tha Shkodra.