Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kushtetuesja vazhdon masën e pezullimit për emërimin e kryetarit të Supremes

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vazhduar masën e përkohshme të pezullimit të procedurës së emërimit të Kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Pas ankesës së gjyqtares Valdete Daka, që ka qenë kandidate për kryetare të Supremes, Kushtetuesja e kishte pezulluar zgjedhjen e Enver Pecit në këtë pozitë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tani bazuar në vendimin e fundit të Gjykatës, masa e përkohshme është zgjatur deri më 16 qershor.

Valdete Daka e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese rastin e zgjedhjes së Kryetarit të Gjykatës Supreme. Ajo konteston zgjedhjen e Pecit në këtë pozitë duke pretenduar se ajo kishte fituar votat e duhura që të jetë kryetare e Gjykatës Supreme.

{gallery}