Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ligjëratë e zyrtarëve të NATO-s në Akademinë Policore të Kosovës

Akademia për Siguri Publike në Vushtrri ka pritur tre ligjërues të veçantë. Brooke Smith-Windsor, Giorgio Battisti dhe Giuseppe Morabito nga Kolegji i Mbrojtjes së NATO-s kanë folur për aleancën veri-atlantike, nga krijimi i saj deri në funksionimin në ditët e sotme, arporotn KTV.

Smith-Windsor, nga Divizioni i Hulumtimit, theksoi se anëtarësimi i një shteti në NATO, për disa arsye është bërë një kusht për anëtarësimin në BE.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I pyetur më pas për Kosovën dhe rrugën drejt integrimit në aleancë, Smith Windsor ka thënë se edhe NATO-ja ka kthyer interesin për këtë zonë dhe për këtë flet vizita e Sekretarit Stoltenberg në Kosovë.

Përveç që shtetet anëtare të NATO-së përfitojnë në siguri, ato edhe duhet ta ofrojnë atë.

Në këtë ligjëratë ka qenë i pranishëm edhe ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Arian Starova.