Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka uruar përzemërsisht Presidentin e zgjedhur të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, njofton kabineti i këtij të fundit.
“Në një bisedë telefonike, z. Erdoğan e uroi z. Meta për detyrën e re, duke e ftuar për një vizitë zyrtare në Turqi. Krahas kësaj, z. Erdoğan e ka falënderuar z. Meta për rolin që ka luajtur në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve gjatë ushtrimit të detyrës së Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në njoftim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas njoftimit, nga ana e tij, Meta shprehu besimin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë.
“Shpreh besimin për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë. Rajoni përballet me sfida të mëdha stabiliteti e sigurie që kërkojnë përgjegjshmëri e përkushtim. Miqësia mes Shqipërisë dhe Turqisë është e rëndësishme për tërë rajonin”, citohet të ketë thënë Meta gjatë bisedës telefonike me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.