Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Studentë nga Gjermania interesohen për gjendjen e mjedisit në Kosovë

Në kuadër të projektit universitar për arkitekturë, studentët e Universitetit Anhalt, nga qyteti i Dessau i Gjermanisë, kanë vizituar sot Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ku janë njoftuar më shumë për sektorët e kësaj ministrie dhe për gjendjen e përgjithshme të vendit tonë.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, tha se ministria që ai udhëheqë është e hapur për çdo bashkëpunim , veçanërisht në atë të shkëmbimit të përvojave të studiuesve të rinj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai tha se është obligim i institucioneve të vendit, që brezi i ri të mos ketë pengesa në zhvillimin e vizioneve të tyre dhe jo vetëm brenda kufijve të shtetit.

“E kemi obligim që ky brez i ri të mos ketë asnjë lloj pengese, që të krijojnë vizionet e tyre perspektive kudo që ata dëshirojnë brenda këtij planeti. Ne jemi shumë të hapur që në emër të Ministrisë së Mjedisit t’i hapim të gjitha portat e bashkëpunimit edhe në nivel akademik edhe me studiues të rinj, mund ta zyrtarizojmë kurdo që ta shihni të arsyeshme çdo lloj marrëveshje bashkëpunimi, shkëmbimi përvojash, praktika për studentët, projekte të përbashkëta e kështu me radhë”, tha ai.

Drejtori i Shkollës Internacionale të Arkitekturës Dessau, në Universitetin Anhalt i Shkencave të Aplikuara u shpreh shumë i kënaqur me qëndrimin e tij në Kosovë, duke treguar se qëllimi pse kanë ardhur është që të studiojnë dhe të njihen më afër me shtetin tonë.

Jacoby u shpreh se Kosova edhe pse është një vend i vogël ka një histori shumë të pasur dhe se ky shtet do të qëndrojë dhe do t’i bëjë ballë gjërave të tmerrshme nëpër të cilat ka kaluar.

“Ideja jonë është shumë ngushtë e lidhur me ndjenjën se ky shtet është një vend shumë i rëndësishëm edhe pse është i vogël, sidomos për shkak të historisë së tij kohëve të fundit. Është një dëshmi se ky shtet do të qëndrojë dhe do t’i rezistojë gjërave të tmerrshme që kanë kaluar nëpër kontinentin e Evropës, qysh para 50 vitesh”, tregoi ai.

Në kuadër të këtij projekti në ditët e ardhme ata do të vizitojnë edhe Pejën, Gjakovën dhe Prizrenin ku do të diskutojnë më shumë për çështjet e mjedisit.