Xhafer Gashi, kryetar i Komunës së Obiliqit, ka reaguar ndaj asaj që është zhvilluar sot në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Ka thënë se në mbledhjen e mbajtur sot të Kuvendit të Kosovës, me padurim kanë pritur miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-158.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Miratimi i këtij projektligji, do t’i hapte rrugë implementimi të Ligjit për Zonën e Rrezikuar Mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij, konkretisht implementimit të pikës, e cila kërkon që renta minerare të rialokohet në Buxhetin Komunal të komunës së Obiliqit ku ndodhet njësia biznesore. Fatkeqësisht, Komisioni funksional për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti dhe industri, ka rekomanduar që të mos miratohet në parim ky Projektligj. Arsyeja sipas tyre qëndron që i njëjti është në kundërshtim me legjislacionin përkatës në fuqi”, ka thënë Gashi, përmes një komunikate për media.
Gashi, ka thënë se dëshiron që t’ia rikujtojë këtij Komisioni, që banorët e komunës së Obiliqit janë duke jetuar në një mjedis ku janë duke u shkelur të gjitha Ligjet në fuqi, janë duke u shkelur të drejtat kushtetuese, madje edhe parimet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
“Nëse për këtë Komision qenka problem që renta minerare të shkojë në buxhetin komunal, që komuna me ato mjete t'u ndihmojë të sëmurëve me sëmundje të kancerit dhe të frymëmarrjes, të kujdeset për hapësirat e gjelbra si preventivë ndaj mjedisit të ndotur, të kujdeset për infrastrukturë rrugore që dëmtohet si pasojë e operimit të KEK-ut, të kujdeset për aktivitete sportive e kulturore, etj, atëherë ky Komision le të na tregojë se të jetuarit në këtë mjedis dhe në këto kushte, me cilat Ligje është në pajtim? Ne e dimë që Ligjet bëhen për t’i shërbyer qytetarëve dhe jo e kundërta. Po ashtu e dimë, që deputetët janë të thirrur të mbrojnë interesin e qytetarëve dhe jo të bien pre e politikave ditore. Pra, komuna është e qytetarëve të të gjitha përkatësive politike”, ka thënë ai. ”Unë si Kryetar edhe pse i përkas subjektit politik të AAK-së, ju shërbej të gjithëve pa dallim, ashtu siç është dashur ta bëjnë edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës. Andaj, edhe njëherë apelojmë te Kuvendi i Kosovës, konkretisht te deputetët e këtij Kuvendi, që sa më parë të ndërmarrin masa, të rishikohen këto rekomandime, dhe të njëjtat të harmonizohen me Ligjin për Obiliqin”, ka thënë më tej ai.