Aco Toshta, njëri nga katër personat që shihet duke e tërhequr zvarrë deputetin Ziadin Sela, sapo është arrestuar ndërsa i njëjti është dërguar në një stacion policor në Shkup, merr vesh gazeta KOHA.
Policia tashmë ka siguruar dëshmi për implikimin e Toshtas në dhunën ndaj deputetëve, ndërsa është përgatitur edhe aktakuza.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë ndërkohë, në liri është lënë Toni Trajkovski nga Kumanova, i arrestuari i mbrëmshëm, pasi siç thuhet jozyrtarisht, i arrestuari ka dalë të jetë ngatërruar dhe se bëhet fjalë për Toni tjetër.
Personi i arrestuar kishte emrin dhe mbiemrin e njëjtë me të kërkuarin e policisë. Tani për tani mbetet vetëm njëri nga katër të filmuarit që tërhiqnin Selën pa u identifikuar.