Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Basha me ambasadorët e BE-së për zgjidhjen e krizës politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur sot në selinë e PD-së, ambasadorët e Bashkimit Evropian për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Në takim po marrin pjesë Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, ambasadorja gjermane, Susanne Schütz, ambasadore e Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri, Dewi van de Weerd, ambasadori i Italisë në Tiranë, Alberto Cutillo, si dhe ambasadorë të tjerë të vendeve të BE-së akredituar në Tiranë, transmeton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Takimi është inicuar me kërkesë të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për të informuar për situatën politike në vend, ngecjen e dialogut dhe strategjinë për ta dalë nga kriza politik, bëjnë të ditur burime të besueshme brenda PD-së.