Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, është takuar me ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallstrom, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Veseli, e njohu kryediplomaten suedeze me zhvillimet aktuale në Kosovë, të arriturat zhvillimore të Kosovës në shumë sfera, por edhe sfidat që ajo ka para vetes, veçanërisht në rrafshin e zhvillimit ekonomik dhe të integrimit euro-atlantik, bëhet e ditur përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Veseli falënderoi ministren Wallstrom për ndihmën e gjithanshme të shtetit të saj për Kosovën në dekadat e fundit, duke kërkuar njëkohësisht, që kjo mbështetje të vazhdojë, tashmë në rrethana dhe procese të reja. Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallstrom, vlerësoi lart bashkëpunimin që të dy vendet kanë ndërtuar në shumë segmente, ndërsa vizitën e saj në Kosovë e konsideroi një mundësi të mirë për të kontribuuar në thellimin dhe forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve midis Stokholmit dhe Prishtinës zyrtare”, thuhet në komunikatë.
Shefja e diplomacisë suedeze shprehu gatishmërinë e shtetit të saj që të vazhdojë përkrahjen për Kosovën, si në aspektin e brendshëm, ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar.