Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbyllet Legjislatura Meta, u hapet rruga zgjedhjeve të 18 qershorit

Tiranë, 4 maj - Mbyllja të enjten e punimeve të Legjislaturës së VIII-të shënon dhe shpërndarjen e parlamentit aktual për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të 18 qershorit, nga ku do dalë Kuvendi i ri. Në mbyllje të seancës, Ilir Meta, i zgjedhur president, por që do mbante detyrën e kryeparlamentarit deri në mbyllje të kësaj Legjislature, tha se gjate kater viteve është përpjekur t’u jap mundësi të gjithëve të kontribuojnë në dobi të debatit politik. “Të jeni të bindur, tha ai, se sjellja ime ka qënë e orientuar drejt bashkëpunimit, duke u munduar që dialogun mazhorancë-opozitë ta sjell në dobi të vendit, për të rritur maksimalisht standardet”.

Duke falenderuar deputetet per kontributin, Meta vlerësoi punën gjatë mandatit katërvjeçar, ku spikat rritja e dinamizmit të diplomacisë parlamentare, me takimet e organizuara në Tiranë, nën kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë. Meta vecoi mbajtjen në Tiranë të Asamblesë Parlamentare të vendeve të Mesdheut, të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, por dhe aktivitete të tjera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu, ai u ndal tek bilanci i Kuvendit në aspektin legjislativ, ku theksoi miratimin e reformës territoriale, të reformës kushtetuese dhe ligjore për dekriminalizimin, reformën kushtetuese dhe paketën e ligjeve prioritare për sistemin e drejtësisë, që i konsideroi kryereformën e kësaj legjislature, e miratuar me konsensusin e të gjitha forcave politike, por dhe ligjin e Vettingut, ku respektimi dhe zbatimi i tij pa mëdyshje është me rëndësi për Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, theksoi Ilir Meta.

Por Kuvendi, tha Meta, ka diskutuar dhe miratuar dhe një numër të madh ligjesh që kanë synuar përmirësimin në aspektin social, por dhe ekonomik, etj.

Detyrimi i Kuvendit, tha ai, ishte përfundimi i reformës zgjedhore, si garancia per zgjedhje të lira e të ndershme, por për fat të keq komisioni i posacem nuk gjeti gjuhën e dialogut për ta miratuar atë me konsensus.