Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka mbyllur një tjetër dosje në luftën ndaj terrorizmit, këtë herë duke dënuar me 15 vite burg në mungesë Almir Dacin, ish-imamin e xhamisë së Leshnicës në Pogradec, transmeton Shqiptarja.
Daci u vu nën akuzë për veprat penale me qëllime terroriste përfshi rekrutimin e luftëtarëve për xhihad dhe nxitjes, thirrjes publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVetë Daci nuk ishte i pranishëm në 37 seancat e gjykimit të zhvilluara ndaj tij, pasi prej kohësh ai rezulton jashtë vendit dhe në disa pamje filmike është shfaqur në frontin e luftimeve në Siri.
Almir Daci dyshohet se ka rekrutuar jashtë vendit mbi 25 luftëtarë kryesisht të rinj nga zonat e Pogradecit, Korcës, Librazhdit dhe Përrenjasit.