Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SKV: Nuk kemi kërkuar leje për aksionin te Rektorati

Lëvizja studentore për barazi “Studim Kritikë Veprim” ka njoftuar se asnjëherë nuk ka kërkuar leje nga rektorati për realizimin e një grafiti dhe vendosjen e flamurit kombëtar në shtatoren e Hasan Prishtinës në oborrin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Portali Koha.net ka raportuar se pjesëtarët e sigurisë kishin lejuar vendosjen e flamurit dhe shfaqjen e një pankarte, mirëpo nuk janë informuar nga aktivistët e kësaj Lëvizje për grafitin “Njeriu pa kombin është asgjë e kombi pa brezat e ardhshëm shuhet” të cilin e kanë vendosur në objektin e Rektoratit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky është reagimi i SKV-së i pa asnjë ndërhyrje të Koha.net:

Ndjejme obligim per t'iu sqaruar qe Levizja Studentore per Barazi 'STUDIM KRITIKE VEPRIM' asnjehere nuk ka kerkuar leje nga rektoarti apo organe te tjera per realizimin e aktiviteteve tona.
Kete nuk e kemi bere asnjehere dhe as qe do ta bejme ndonjehere.
Aktivitetet tona jane cdo here publike dhe te plotesisht te drejta.
Lajmi qe keni publikuar se gjeja SKV ka keqperdorur lejen per aksion, nuk qendron fare.
Ne te pyetur nga sigurimi i rektoratit se per cfare jemi mbledhur, iu kemi pergjigjur duke iu treguar qarte qe po realizojme nje aktivitet simbolik, ashtu sic edhe kemi vepruar.