Në emisionin e mëngjesit “SOT” në Kohavision u diskutua për zhvillimet e fundit në Administratën Tatimore të Kosovës.
Një nga pikat më me interes për publikun këto ditë ishte ndryshimi i metodës së rimbursimit të kuponëve fiskalë. Deri më tani, për dy vjet, mbi 1 milion qytetarë të Kosovës janë rimbursuar me afro 20 milionë euro. Por, tani e tutje jo të gjithë do të rimbursohen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas kryetarit të ATK-së, Rakim Imeri, tani e tutje 4 herë brenda vitit, çdo 3 muaj, do të ketë nga 1000 deri në 2000 qytetarë që do të rimbursohen, ndërsa vlera për person tani mund të shkoj deri në 100 euro për kokë. Rimbursimi do të ketë format të lotarisë, ndërsa përzgjedhja do jetë kompjuterike nga të gjithë ata që do të regjistrohen.
Lidhur me këtë format, kryetari u bëri thirrje që të “luajnë”, pasi pa provuar nuk mund të fitohet. Një nga shkaqet e këtij ndryshimi është edhe mungesa e kapaciteteve të ATK-së për të trajtuar numrin e madh të plikove.
Me këtë ndryshim, pritet të bie në masë të konsiderueshme vlera e rimbursimeve, nga afro 10 milionë euro sa janë rimbursuar brenda vitit.