Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Berisha këshillon Ramën: Alternativë e zgjidhjes politike mbetet ajo fatale

Ish-kryeministri Sali Berisha duke folur në ditën e 76-të të protesës së PD në çadër, tha se alternativë e zgjidhjes politike do të jetë zgjidhja fatale e Edi Ramës, transmeton TCH.

“Ne do të të shembim ty perandorinë e krimit dhe drogës dhe çdo ditë që kalon laku në fyt po të shtrëngohet, Nastradin i vërtetë. Tre ditë më parë deklaronte se unë do të bëj çfarë të thotë EPP-ja, do të pranojë atë që thotë EPP-ja, kurse dje i thoshte në takim Lulzim Bashës as i njoh fare ato propozime. Edvin mos i rri larg zgjidhjes politike se alternativë do të kesh vetëm zgjidhjen fatale, fatale dhe fatale. Zgjidhja politike është e vetmja zgjidhje mëshire për ty, kryekriminel. Dhe mëshira po u tejkalua pastaj të pret fataliteti që e meriton në çdo formë. Data 7 maj është një ditë historike, në analet e demokracisë shqiptare. Pas 27 vitesh Kavaja sërish bëhet kryeqyteti i demokracisë. Më 7 maj Kavaja firmos fitoren e saj, fitoren e mbarë shqiptarëve, Kavaja hedh në kosh të plehrave, ia përplas në surrat farsën e drogës, elektorale të krimit, Noriegës së shqiptarëve, Edvin Kristaq Ramës. Ta shndërrojnë 7 majin në guximin, mençurinë, trimërinë e tyre në ditën e ngadhënjimit të revolucionit mbi farsën elektorale, paqësisht dhe me dinjitet të refuzojnë këtë farsë me të cilën Edi Rama ka vetëm një qëllim, të konsolidojë narkorepublikën”, tha Berisha.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në çadrën e opozitës ka dhënë mesazhin e kryeministrit hungarez Viktor Orban në mbështetje të PD kreu i komisionit të jashtëm të parlamentit hungarez, Zsolt Nemeth.

“Ju keni miq në Europë, nuk jeni të vetëm. Është e njëjta luftë që ne e kemi patur të përbashkët. Ne po luftonim kundër turqve, me Skënderbun dhe Janosh Huniadin, heroin tonë kombëtar në Hungari. Dhe ashtu siç kemi luftuar komunizmin Viktor Orban dhe Sali Berisha. Ne nuk duam që të shohim në Europë një narkoshtet”, tha Nemeth duke thënë se Orban mbështet opozitën në Shqipëri.

Ndërsa kreu i PD-së Lulzim Basha tha se: “Asgjë nuk kërkojmë për veten tonë asgjë nuk jemi gati të lëshojmë nga garancitë minimale për zgjedhje të lira e të ndershme”.

Deputetët e PD-së ashtu si çdo të enjte kanë organizuar mbledhjen e tyre në çadrën përballë Kryeministrisë.