Lëvizja studentore për barazi “Studim-Kritikë-Veprim” ka organizuar një aksion simbolik në oborrin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” duke vendosur një flamur kombëtar dhe grafit në mur, raporton Koha.net.
Pas vendosjes së grafitit në mur, një pjesëtar i sigurimit të Rektoratit i ka thënë një pjesëtari të kësaj Lëvizje se fillimisht ishin marrë vesh për vendosjen e flamurit dhe shpalosjen e një pankarte, dhe s’ishte bërë fjalë për grafit në mur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëta studentë kanë protestuar për heqjen e flamurit kombëtar gjatë ligjëratës nga Alan Watson i Richmond CBE-së së Anglisë, me temën “What Brexit means”.
Rektorati i UP-së të mërkurën ka sqaruar se heqja ishte bërë për shkak se flamuri kishte qenë i “pahekurosur”.


