Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Inspektorët shqiptarë kapën maqedonasin që goditi Ziadin Selen

Toni Trajkovski është i arrestuari i mbrëmshëm në Kumanovë. Arrestimi i tij është bërë nga inspektorë civilë shqiptarë, ndërsa prangat i janë vënë në hyrje të një restoranti në këtë qytet. Gazeta KOHA merr vesh se punonjësit shqiptarë në Sektorin e Punëve të Brendshme në Kumanovë ka dy ditë që kanë identifikuar Trajkovskin, si njërin nga katër personat që kanë rrahur rëndë deputetin Ziadin Sela, megjithëse i njëjti nuk ishte i kapshëm për arrestim.

Rreth orës 21, Trajkovski është parë duke u futur në një restorant në qytet, ku edhe është ndeshur me inspektorët shqiptarë. Megjithatë, përkundër identifikimit të sigurt, punonjës maqedonas të Stacionit Policor në Kumanovë janë munduar që ta vënë në dyshim pjesëmarrjen e Trajkovskit në sulmin ndaj Selës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga ana tjetër, siç thonë zyrtarë të policisë për KOHA, këmbëngulës kanë qenë policët shqiptarë, të cilët nuk kanë lejuar lirimin e Trajkovskit, ndërsa të njëjtin e kanë mbyllur në paraburgim 24 orësh, derisa nesër në mëngjes, të njëjtit do ta nisin drejt Shkupit.

Toni Trajkovski është i njohur si mbështetës i flaktë i VMRO-DPMNE-së, ndërsa në videon e shkurtër, kur sulmohet Sela, është i moshuari tullac me mjekër të bardhë.