Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

BE-ja e konfirmon vizitën e Mogherinit në rajon

Bashkimi Evropian e ka konfirmuar vizitën në rajon, duke përfshirë Kosovën të Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, për çka KTV-ja raporti një natë më parë.

Sipas komunikatës, Mogherini do të vizitojë Shqipërinë, Bosnjën, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për Bashkimin Evropian puna me Ballkanin Perëndimor, një rajon në zemër të Evropës, është prioritet kyç. Unë po punoj për të parë secilin prej partnerëve të Ballkanit Perëndimor të ecë përpara në rrugën e reformave drejt BE-së, dhe dua të garantoj se kjo është rrugë e pakthyeshme. Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore mbesin esenciale në këtë kontekst”, ka thënë Mogherini.

Në Kosovë, ajo do të takojë Presidentin dhe kryeministrin si dhe do të marrë pjesë në një drekë me liderët e partive politike parlamentare.

Por, qëllimi kryesor i vizitës do të jetë përurimi i përfundimit të punimeve në urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë.