Tiranë, 4 maj - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke folur nga “Çadra e Lirisë” pas takimit për dialog me kryeministrin Edi Rama deklaroi se, kryeministri ka një përballje të pathyeshme për t’i thënë mjaft arragancës, krimit dhe drogës, ai nuk do dialog por pushtet të paligjshëm, prandaj të dielën, e gjithë Shqipëria në protestë në Kavajë .
Basha para mbështetësve deklaroi se do marrim në dorë fatet tona nga qytetarët dhe për qytetarët, raporton atsh. “Sot përfaqësuesi i Republikës së vjetër u ul me Republikën e Re, në prani të Presidentit Nishani ,për të gjetur zgjidhje me dialog të zgjidhjes së krizës politike, elektorale, ekonomike që është produkti i vetëm i katër viteve të qeverisë së dështuar të kryeministrit Edi Rama”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë tej, ai shtoi se “shkova në tryezë me vullnetin e palëkundur për të mos përfituar asgjë për vetë dhe PD-në, por për të mos lëshuar asgjë për të drejtat legjitime, hyjnore të qytetarëve për zgjedhje të lira dhe të ndeshme për votën e lirë si themeli i bashkëjetesës demokratike. Shkova dhe në emër të PPE-së, Presidentit Josef Dol, komisionerit Johannes Hahn dhe unë personalisht nuk do të neglizhoj asnjë mundësi për kompromis për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.
“Kemi ofruar gjithçka për zgjidhje, por pala tjetër është tërhequr edhe nga propozimet e javës tjetër që vetë i loboi, por ishin shumë me pak për të garantuar minimumin e qytetarëve. Sot Edi Rama vulosi faktin se ai është pengesa e vetme ndërsa s’ka argument për t’i hapur rrugë zgjidhjes”, theksoi Basha.
Basha rikonfirmoi se, “Qeveria teknike është rruga e ndershme për të kthyer Shqipërinë në rrugë të ndershme. Të djelën ku do jeni? E gjithë Shqipëria në protestë në Kavajë për të çliruar Kavajën dhe Shqipërinë”, tha Basha.