“Lëvizja Vetëvendosje” ka kompletuar kërkesën për regjistrim si parti politike, të parashtruar në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, raporton Koha.net.
Vendimi për regjistrim të iniciativës politike, do të merret nga KQZ-ja, pas përfundimit të periudhës prej shtatë ditëve, gjatë të cilës publiku mund të shqyrtojë dokumentet e regjistrimit të VV-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sipas rregullës së KQZ-së për regjistrimin dhe veprimin e partive politike, secili mund ta kundërshtojë kërkesën në gazë të një ose më shumë arsyeve të parashtruara në nenin 5, me dorëzimin e kundërshtimeve me shkrim në zyrë së bashku me çfarëdo të dhëne apo materiali që mbështet kundërshtimet brenda shtatë ditëve nga shpallja e kërkesës”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Të gjitha materialet e regjistrimit, përfshirë programin e partisë, statutin dhe shenjën do të jenë në dispozicion për shikim dhe komente nga publiku.