Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka thënë se presidenti Gjorgje Ivanov i ka 10 ditë afat ta mandatojë kryeministrin e ri të Maqedonisë. Pa marrë parasysh veprimet e Ivanovit, i cili deri më tani ka pasur qasje refuzuese ndaj shumicës së krijuar mes LSDM-s dhe partive shqiptare, Xhaferi, është zotuar se t’i shfrytëzojë kompetencat e tij si kryetar që të vazhdojë me procedurat parlamentare konform përcaktimeve kushtetuese. Këto komente kryeparlamenari Xhaferi i ka bërë në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, pak orë pasi iu dorëzuan çelësat e kabinetit të kryetarit.
Xhaferi nga kabineti i tij ka folur edhe për ditën kritike të 27 prillit, ku ka thënë se do të merren në përgjegjësi ata që shkaktuan dhunë, duke i përfshirë edhe deputetët që u dolën në krah protestuesve të dhunshëm. Ai ka komentuar edhe mungesën në Kuvend të Ali Ahmetit. Sipas asaj që ka thënë Xhaferi nëse Ahmeti do të ishte në seancë pasojat e dhunës do të ishin më të mëdha, me mundësinë e bartjes së asaj dhune jashtë Parlamentit, përkatësisht konfrontim të qytetarëve mes përkatësive etnike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTalat Xhaferi në intervistë është pyetur edhe për mungesën e votës së deputetëve të lëvizjes Besa, për zgjedhjen e tij kryetar, si dhe daljen e tyre nga Kuvendi pak para hyrjes së protestuesve.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.