Vetëm në muajt e parë të këtij viti janë shënuar 81 raste të pickimeve nga rriqrat në Komunën e Malishevës, raporton KTV.
Banorët ndihen të rrezikuar, pasi thonë se Komuna ende nuk ka filluar spërkatjen e tokave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë deklarojnë se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë shënuar më pak raste.
Spërkatja e zonave endemike pritet të fillojë tek në fund të këtij muaji dhe Malisheva ka ndarë buxhet në vlerë prej 60 mijë euro për këtë.
Zyrtarët komunalë deklarojnë se aktualisht po i trajtojnë kafshët si një ndër masat parandaluese nga thumbimi nga rriqrat.
Në periudhën 2013-2016 kanë humbur jetën 11 persona si pasojë e Etheve Hemorragjike që shkaktohen kryesisht nga pickimi i rriqrave.