Problemi i specialistëve shëndetësorë është trajtuar edhe sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës, raporton KTV.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pritur në një takim, Ministrin e Shëndetësisë, Imet Rrahmani dhe zyrtarë të Inspektoratit të Punës për të gjetur një zgjidhje për këta doktorë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyra për informim e Kuvendi njofton nëpërmjet një komunikate për media se Veseli ka kërkuar sqarim lidhur me këtë çështje nga ministri dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, pasi që Kuvendi i Kosovës ka ndarë mjete të mjaftueshme që të zgjidhet ky problem i specialistëve, e njëkohësisht edhe ai i specializantëve.
Veseli një ditë më parë kishte kërkuar që pjesë e takimeve të jenë edhe përfaqësuesit e specialistëve shëndetësorë, por ata nuk janë pritur. Ata, edhe pse nuk e dinë arsyen pse nuk i ka pranuar Veseli në takim, ende shpresojnë që t’u bëhet një zgjidhje.
Një ditë më parë këta specialistë kanë protestuar para Kuvendit duke kërkuar mosanulimin e konkursit të shpallur në mars, nga Ministria e Shëndetësisë.