Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Ditën e Lirisë së Shtypit, ministrja e Integrimeve ndalon pyetjet e gazetarëve

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, kabineti i ministres së Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, nuk u ka lejuar gazetarëve të bëjnë pyetje në konferencën e thirrur për media, raporton KTV.

Pas takimit që zhvilloi me ministrin e Integrimit Evropian të Malit të Zi, Aleksandar Andrija Pejoviq, ministrja Mimoza Ahmetaj tha se Mali i Zi duhet të merret shembull në proceset e integrimeve evropiane.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërsa, homologu i saj malazias u shpreh i gatshëm që Mali i Zi të ndihmojë Kosovën në proceset euro-integruese.

Ministrja Ahmetaj dhe homologu i saj nga Mali i Zi, u larguan nga konferenca për media, pasi thanë vetëm ato që deshën vetë.