Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Raporti i KTV-së për konferencën “Prishtina Media Days”

Me moton “Fol mos u tut”, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, të përkrahura edhe nga organizata të shoqërisë civile, para Qeverisë së Kosovës shfaqën shqetësimet e tyre, raporton KTV.

Motoja ka për qëllim kundërshtimin e tendencave për të kufizuar lirinë e mediave. Me këtë rast, filloi edhe konferenca treditëshe “Prishtina Media Days”, ku po marrin pjesë përfaqësues medial nga Shqipëria, Serbia, Kroacia, Turqia, Mali i Zi, Austria, Gjermania e vende të tjera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zrinka Veabec-Mojzec, nga gazeta “Nacional” e Kroacisë, ka shprehur skepticizmin nëse anëtarësimi i Kosovës në BE, do të përmirësojë gjendjen e medieve. Përfaqësuesit e gazetarëve evropianë thanë se nuk mund të flitet për demokraci, kur gazetarët vazhdojnë të vriten dhe kërcënohen.