Në Shqipëri kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha nuk arritën sot asnjë marrëveshje në takimin e parë mes tyre për zgjidhjen e krizës, e cila e sheh të djathtën në një protestë të gjatë që vazhdon prej më shumë se dy muajsh për të kërkuar një qeveri teknike e cila sipas saj do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme më 18 qershor.
Janë të paktën 23 parti opozitare, të cilat kanë refuzuar rregjistrimin në zgjedhje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTakimi mes palëve, në zyrat e presidentit Bujar Nishani, zgjati të paktën 3 orë. Ndonëse nuk është arritur në një kompromis, duket se megjithatë janë lënë ende hapësira komunikimi, transmeton Zëri i Amerikës. Sipas një njoftimi të shkurtër të shpërndarë nga Presidenca, “gjatë takimit palët prezantuan pikëpamjet e tyre mbi krizën politike dhe rrugët e zgjidhjes së saj. Presidenti i Republikës vijon të mbajë kontaktet me palët për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme mbi bazë kompromisi”, përfundon njoftimi.
Takimi i sotëm erdhi pas thirrjes drejtuar dje pasdite palëve nga presidenti Bujar Nishani që “të ulen në tryezën e bisedimeve me vullnetin për kompromis, për të tejkaluar këtë situatë të vështirë për vendin”. Zoti Rama dhe Basha, hyn në zyrat e presidentit Nishani në orën 10.00 të shoqëruar nga kryetarët e grupeve të tyre parlamentare.
Bisedimet pasojnë disa përpjekje të dështuara për kompromis. Javën e shkuar paketa e propozimeve e ofruar nga dy eurodeputetët David McAllister dhe Knut Fleckenstein nuk çoi në arritjen e një marrëveshjeje. Opozita këmbëngul në krijimin e qeverisë teknike dhe votim elektronik.
Të njejtin qëndrim zoti Basha e konfirmoi dhe mbrëmë, pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat ku përmes videokonferencave patën një bashkëbisedim me Komisionerin për Zgjerim Johannes Hahn dhe Presidentin e Partive Popullore Europiane Joseph Daul, të cilët gjithashtu, mbështetën platformën e kompromisit të ofruar nga McAllister dhe Fleckenstein, ndërsa e quajtën të papranueshëm bojkotin e zgjedhjeve.