Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lekaj: Për demarkacionin duhen vendime të guximshme, por ato s’i përshtaten koalicionit qeverisës

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka dhënë edhe njëherë një vlerësim për idetë e qëndrimet rreth temës së demarkacionit.

Sipas tij, demarkacioni duhet të merr zgjidhje me vendime të guximshme jo më teori relative, ndërsa propozimet e kryeministrit Isa Mustafa, Lekaj i quan “arrogancë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Arroganca e kryeministrit për t’i shtyrë përpara me zor disa tema të dëmshme (siç është demarkacioni) po na çon në fundamentalizëm politik”, ka thënë Lekaj, raporton Koha.net

Lekaj thotë se në fillim ky koalicion e kryeministri i tij i quante çështje të thjeshta numrash (votimin ose jo të tyre) e ndërsa tani i janë bërë krizë politike që s’po arrin t’i menaxhojë.

“Zgjidhja e krizës është e mundshme, por ajo ka kosto të lartë për kryeministrin. E derisa kryeministri nuk është i gatshëm ta “paguaj” koston e dështimit të vet, të gjithë këtë do ta “paguaj” vendi! I dobëti sjell vetëm dobësim - kryeministri i sotëm është duke e jetuar të fundit iluzion se po qeverisë mirë, e nga kjo ëndërr shpejt do ta nxjerrë vota e popullit, aty do të marrë gjithë përgjigjen. Edhe idetë e fundit të dhëna për amendim të mundshëm të marrëveshjes së demarkacionit janë thjeshtë ide për të blerë kohë por nuk japin zgjidhje për ketë temë”, deklaron shefi i GP të AAK-së, Pal Lekaj.

Ai thekson se kjo çështje kërkon zgjidhje të vërtetë përmes vendimeve të guximshme, por që, sipas tij, “nuk i përshtaten e nuk i bien tamam garniturës së sotme qeverisëse”.

“Prandaj duhet të ndodhë ndryshimi. E ai do të ndodhë, s’ka rrugë tjetër”, përfundoi ai.