Oda e Infermierëve të Kosovës (OIK) po bëhet lidere në mesin e Odave të profesionistëve shëndetësorë dhe me këtë edhe në marrjen e kompetencave të reja nga Ministria e Shëndetësisë.
Kështu tha ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani në Kuvendin e VIII-të të anëtarëve të Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve (OIK) të tjerë shëndetësor të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke përgëzuar këtë odë për zhvillimin e suksesshëm të saj, Rrahmani i dorëzoi kryetarit të OIK-së, Naser Rrustemaj edhe vendimin për bartjen e plotë të përgjegjësive për rilicencimin e infermierëve në Kosovë, që tash e tutje do të bëhet nga kjo odë, derisa kompetencat për edukimin e vazhduar profesional dhe çështjet etike janë bartur vitin që shkoi.
Ministri i inkurajoi drejtuesit dhe anëtarët e Kuvendit të OIK-së që të vazhdojnë edhe më tej me intensitet të lartë në zhvillimin e tyre dhe marrjen e të gjitha përgjegjësive nga ana e MSh-së sipas Ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësor.
Duke pranuar vendimin e Ministrit për bartjen e plotë të kompetencave për rilicencimin e infermierëve, kryetari i OIK-ut, Naser Rrustemaj, tha se ky vendim është një përgjegjësi e madhe, dhe se OIK është e përkushtuar që të përmbush rolin e saj bazuar ekskluzivisht në ligj. Ai ka falënderuar MSh-në për bashkëpunim në procesin e ndërtimit dhe konsolidimit të kësaj ode që përfaqëson komunitetin më të madh në numër brenda sektorit shëndetësor.
Kurse, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për Odat e Profesionistëve Shëndetësorë, Hysni Bajrami, tha se akti i dorëzimit të vendimit për bartjen e kompetencave për ri-licencim të infermierëve nga MSh-ja tek OIK tregon për përkushtimin e MSh-së për zbatimin e Ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësor dhe, gjithashtu, për strukturimin dhe konsolidimin e mirë të Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë shëndetësor.
Në Kuvendin e VIII të OIK, anëtarët miratuan raportin e punës të odës për 2016-2017 të cilin e prezantoi kryetari i OIK-ut; Rregulloren për Solidaritet dhe Ndihmë Reciproke të OIK-ut; Rregulloren për Këshillin Etik të OIK; planin e buxhetit për gjashtë mujorin 2017 si dhe disa vendime të tjera brenda mandatit dhe përgjegjësive që Odë e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë shëndetësor.