Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës Shkleqim Hysenaj duke folur në konferencën ndërkombëtare “Prishtina Media Days” ka thënë se viti 2016 në Kosovë është karakterizuar me situatën më të paqëndrueshme sa i përket mediave.
Hysenaj me këtë rast ka përmendur sulmin me bombë në objektin e RTK-së, si dhe rrahjet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari i AGK-së në fjalën e tij ka përmendur edhe iniciativën e presidentin dhe Ministrisë së Drejtësisë që të rikthehen nenet në Kodin Penal të Kosovës ku penalizohet fyerja dhe shpifja.
“Sa herë në Kosovë ka probleme politike liderët e caktuar shfrytëzojnë rastin t’i kërcënojnë gazetaret. Lajm pozitiv është tërheqja nga kjo iniciativë”, tha Hysenaj.
Kërcënim tjetër sipas Hysenajt përbën sistemi i drejtësisë, gjyqtarë dhe prokurorë dhe keqpërdorimi i rrjeteve sociale kanë krijuar situatë të pafavorshme për gazetarët.
Kryetari i AGK-së po ashtu tha se pak media në Kosovë respektojnë ligjin e Punës.
“Gazetarët në këto redaksi përballen me presion psikologjik, cenzurë dhe shantazhe të ndryshme nga pronarët. 40 përqind të gazetareve kanë ndërhyrje të drejtpërdrejta në përmbajtjen që ata prodhojnë. Pronarët kane biznese të afërta me politike tregu medial po përballet me kërcenim serioz sa i përket raportimit profesional”, tha Hysenaj.