Skender Krasniqi nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress tha se përveç problemeve të shumta në gazetari, siç është transparenca, është dhe problemi i të bërit biznes në këtë sektor.
Duke folur në konferencën ndërkombëtare “Prishtina Media Days” tha se mediat janë biznese.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij sa më mirë që të rriten investimet në këtë sektor liria e shprehjes do të jetë më e fuqishme.
Krasniqi tha se disa vendime të Qeverisë e kanë sjellë median në gjendje jo të mirë.
“Ndalja e publikimeve në media të shkruara ka dëmtuar rëndë ato. Afër 1 mijë punëtorë janë larguar nga mediat. Ky vendim i Qeverisë ka ardhur i paanalizuar. Vendim tjetër që ka dëmtuar sistemin medial është lirimi nga TVSH-ja që në praktikë është i mirë, por nuk funksionon. Lirimi nga TVSH më shumë është marketing medial i Qeverisë se sa që funksionon”, tha Krasniqi.
Aspekt tjetër që po i dëmton mediat, sipas Krasniqit, është mos funksionimi i ligjit për të drejtat e autorit.
Ai tha se për të krijuar një lajm ekskluziv duhet media të investojë dhe nëse një medium investon në një lajm të tillë në momentin që e publikon atë është në të gjitha mediat tjera.
“Mundësia që ai medium me investu prapë në lajme investigative është e vogel. Mediat në Kosovë nuk janë në gjendje të mirë dhe mundësia me investu në media nga bizneset e huaja apo vendore është shumë e vogël . S’kemi investim në media në Kosovë si pasojë e mosfunksionimit të ligjeve të mirëfillta”, tha Krasniqi.