Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bajrami: Roli i të rinjve, vendimtar në tranzicionin që po kalojmë

Ministri Bajrami mori pjesë në hapjen e Konferencës Ndërkombëtare të Studentëve të Universitetit të Prishtinës

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e hapjes së Konferencës Ndërkombëtare të Studentëve të Universitetit të Prishtinës (UPISC), ku po marrin pjesë studentë nga vende të ndryshme të Evropës dhe më gjerë, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me këtë rast, ministri Bajrami uroi studentët për organizmin e Konferencës së dytë ndërkombëtare, të cilën e vlerësoi si një ngjarje shumë të rëndësishme për Universitetin e Prishtinës, por edhe për Kosovën, për të promovuar talentin e të rinjve dhe për të bërë ndryshime.

“Padyshim se po jetojmë në një proces të globalizimit, ku roli i të rinjve është kyç për zhvillimin demokratik dhe tranzicionin që po kalojmë. Në këtë tranzicion të rinjtë e kanë rolin kryesor për të treguar aftësitë e veta të ndërmarrësisë, por edhe të lidershipit, në mënyrë që të transformojnë edhe mentalitetin e shoqërive të reja”, tha Ministri.

Ministri Bajrami theksoi se kjo Konferencë, e cila po bëhet tradicionale, është një mundësi e mirë e shkëmbimit të përvojave të të rinjve. “Është një mundësi e veçantë për studentët e Kosovës që të tregojnë se janë të përgatitur dhe të gatshëm për sfidën e përfshirjes në tregun evropian, ku ata do të konkurrojnë me kompetenca, me shkathtësi dhe me vlerat e tyre”, tha ai, ndërsa theksoi se MAShT do të mbështesë gjithmonë aktivitete të tilla të studentëve.

Ne, tha ministri Bajrami, po zhvillojmë një sistem te ri të edukimit, sidomos në arsimin e lartë, i cili tërësisht lidhet me tregun e punës dhe u krijon kompetenca konkurruese të rinjve tanë për tregun e punës.

Konferenca është përkrahur nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, MAShT, MK dhe MPMS dhe do të zgjasë nga 2 deri më 7 maj 2017.