Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

VMRO e quan të paligjshëm zgjedhjen e Talat Xhaferit kryekuvendar

Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së mbrëmë në orët e vona ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën është diskutuar për situatën aktuale politike.

Ndërkohë në komunikatën e lëshuar për media dënojnë përpjekjen e paligjshme për të zgjedhur kryetar të Kuvendit, i cili, siç thonë ata, paraqet dhunë mbi institucionet, Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mos respektimi i Kushtetutës dhe mos respektimi i shtetit të Republikës së Maqedonisë mund të paraqet praktikë të rrezikshme të devalvimit të shtetit dhe institucioneve”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.

Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së gjithashtu ka dënuar veprimin e deputetëve Goran Misovski dhe Ferid Muhiq, të cilët udhëhoqën mbledhjen dhe procesverbalet për shpalljen e Talat Xhaferit për kryetar të Parlamentit.

“Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE dënon sjelljen e tyre të paligjshme ndaj deputetëve Goran Misovski dhe Ferid Muhiq, të cilët me veprën e tyre të paligjshme dërguan provokim tek qytetarët e Maqedonisë dhe ata për këtë sjellje kriminale duhet të përgjigjen. Vetëm dënimi i rëndë i një sjelljeje të tillë antishtetërore do të parandalojë përsëritjen e shkeljes së Kushtetutës dhe ligjeve”, thuhet më tej në deklaratën e Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE.

Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së dërgoi apel deri tek LSDM-ja që përfundimisht të heq dorë nga siç thuhet platforma e Tiranës, e zhvilluar, e promovuar dhe pranuar në vendin fqinj.