Zoran Zaev, sipas një interviste që i ka dhënë portalit serb Kurir, ende s’e sheh të zgjidhur çështjen e Kosovës, transmeton Koha.net.
“Pasi të anëtarësohemi në BE, edhe për Kosovën do të gjendet një farë zgjidhjeje”, ka thënë Zaev për këtë portal pa përmendur se Maqedonia e ka njohur vendin tonë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZaev, që pritet të jetë mandatar për formimin e Qeverisë maqedonase, ka thënë se serbët e maqedonasit janë vëllezër, popull ortodoks që duhet ta ndihmojnë njëri –tjetrin, ndërsa e ka akuzuar Gruevskin se ka votuar pozitivisht për objektet fetare në Kosovë sikur ato të jenë të shqiptarëve.
“Ato nuk kanë asgjë të përbashkët me këtë. Atje është historia e Serbisë, atje është zemra e Serbisë. Ai së paku është dashur të mbetej neutral gjatë votimit për anëtarësim të Kosovës në UNESCO”, citon Kurir të ketë thënë Zaev.
Maqedonia nuk ka struktura politike që përpiqen për skenarin që i ndodhi Serbisë, shkëputja e Kosovës, ka thënë më pas ai.
Zaev, sipas Kuririt Bashkimin Europian e sheh si bashkim të vendeve ballkanike.
“Pasi të hyjmë në BE, askush nuk do të flasë më për kufijtë ndërmjet Serbisë, Maqedonisë e Shqipërisë dhe me siguri edhe për Kosovën do të gjendet njëfarë zgjidhje”, ka thënë ai.