Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Cilat janë dy rreziqet në Maqedoni

Krizën politike në Maqedoni do të mund ta ndihmonte vetëm përfshirja e SHBA-së. Sipas opinionistit Adri Nurellari kjo vjen si rrjedhojë e distancimit të BE.

Ai për “Rubikon të KTV-së ka thënë se kjo vjen pasi pushteti në krye me Gruevskin u pa si dorë ndihmëse karshi situatës me refugjatët sirianë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nurellari duke e krahasuar situatën e Maqedonisë me vendet e tjera që kanë sistem autoritar, ai thotë se ndonëse jo e drejtë, një zgjidhje do të mund të ishte edhe amnistia.

“Neve kemi dy rreziqe, kemi rrezikun që nëse kjo situatë shkon drejt një konflikti ndëretnik dhe nëse shkon drejt një vakuumi institucional. Në këtë situatë nuk jemi palë apo aktorë por një ndër mënyrat, nga përvojat e shteteve që kanë pasur sistem autoritar, mund të jetë edhe amnistia, që është edhe duke u diskutuar realisht”, ka thënë ai.