Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Tirana dhe Prishtina të mos jenë vetëm zjarrfikës në krizën në Maqedoni”

Pushteti në Maqedoni është mbajtur me incidente të kontrolluara. VMRO-DPMNE sot synon incidente të cilat dalin jashtë kontrollit. E ndonëse nuk i kanë numrat, ata nuk mund të kërkojnë një rivotim për postin e kryetarit të Kuvendit, rrjedhimisht vetëm përpiqen që të bllokojnë sistemin.

Opinionisti Albert Musliu në debatin për Maqedoninë në Rubikon të KTV-së theksoi se incidentet me fille ndëretnike janë qëllim i tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kthim prapa nuk ka. Ai e ka mandatin prej një shumice dhe mandati i tij mund të merret prej një shumice tjetër. Ne dëgjojmë prej VMRO-DPMNE se ai nuk është zgjidhur prej një shumicë, ata mund të kërkojnë që votimi të bëhet individual, ata duan që ta bllokojnë sistemin dhe të shkaktojnë incidente që dalin prej kontrollit mundësisht të jenë në rrafshin ndëretnik. Ata me incidente të kontrolluara e kanë mbajtur pushtetin. Parnerët ndërkombëtarë për hir të paqes ndonjëherë i kanë mbyll sytë”, ka thënë ai.

Tirana e Prishtina sipas Musliun ranë në grackën e VRMO-DPMNE.

“Ranë në grackën VRMO-DPMNE se gjoja platforma është përzierje në punë të brendshme. Tirana dhe Prishtina gjithsesi duhet më tepër por jo vetëm në çaste kritike, duhet të jenë më shumë të lidhur”

Përball tij, opinionsti Sefer Tahiri thotë se Prishtinën e Tiranën nuk do që ta shoh vetëm si zjarrfikës në kriza politike.

“Jo të bëhen vetëm zjarrëfikës”, theksoi ai.