Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria ende pa vendim për heqjen e shpenzimeve për ekspertizën e vdekjes së Astrit Deharit

Janë bërë 60 ditë që kur familja e Astrit Deharit i ka dërguar të dhënat Ministrisë së Drejtësisë për Institutin Zviceran, që ka vendosur ta angazhojë për hetimet rreth vdekjes së aktivistit të VV-së, raporton Koha.net.

Ministria ende nuk është përgjigjur në këtë kërkesë, derisa ka udhëzuar avokatin e familjes Dehari që t’i drejtohet Zyrës së kryeministrit për sqarime.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më 5 maj bëhen 6 muaj që nga vdekja e aktivistit të Vetëvendosjes në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Ai ka qenë duke u hetuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, kurse tek 1 muaj pas vdekjes së tij, Prokuroria kishte ngritur aktakuzë për terrorizëm ndaj 4 aktivistëve tjerë të Vetëvendosjes.

Familja nuk i ka pranuar rezultatet e hetimeve zyrtare shtetërore asnjëherë, sipas të cilave Dehari kishte vrarë veten. Për këtë, Kuvendi vitin e kaluar miratoi një Rezolutë, sipas të cilës, obligon Qeverinë që t’i paguajë shpenzimet e një hetimi ndërkombëtar.

Pika e fundit e Rezolutës së Kuvendit megjithatë mund të jetë problem, meqenëse aty thuhet se ekspertizat shtesë mund të bëhen në çdo vend të Bashkimit Evropian dhe të SHBA-së. Zvicra, ku familja e ka zgjedhur Institutin për hetim, nuk është anëtare e BE-së.

Megjithëkëtë, Qeveria vazhdimisht është kritikuar për moszbatim të Rezolutave të Kuvendit të Kosovës.