Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dekriminalizimi në Shqipëri, nën hetim 27 zyrtarë

27 zyrtarë, mes tyre dhe dy ish-deputetët Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami, po hetohen nga Prokuroria e Tiranës për akuzën e falsifikimit të formularëve të dekriminalizimit.

Burime nga akuza e Tiranës bënë me dije për Report Tv se tashmë është regjistruar procedimi penal ndaj zyrtarëve, të cilët për shkak të Ligjit të dekriminalizimit janë larguar nga funksionet publike mes tyre, deputetë, drejtorë shkollash, këshilltarë lokalë si dhe drejtorë të institucioneve të ndryshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky procedim është regjistruar pasi materialeve që janë përcjellë nga Prokuroria e Përgjithshme në akuzën e kryeqytetit për personat e prekur nga dekriminalzimi.

Por çfarë rrezikojnë këta ish-funksionarë publik?

Referuar kodit penal ata po hetohet sipas nenit 190 i cili parashikon se “Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet”.