Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hahn: Bojkoti i Kuvendit nga opozita në Shqipëri, jo pozitiv

​Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, ka reaguar në ‘Twitter’ për situatën politike në vend, protestën dhe bojkotin e Kuvendit nga ana e opozitës.

Hahn shprehet se debati politik duhet të zhvillohet brenda Parlamentit, ndërsa bashkëpunimi qeveri-opozitë është thelbësor për anëtarësimin e vendit në BE.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Shpreh keqardhjen për bojkotin parlamentar të opozitës. Debati politik duhet të ndodhë brenda dhe jo jashtë Parlamentit. Bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës është i domosdoshëm për ambicien e vendit për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian”, deklaron ai.

Në veçanti, vijon Hahn, është me rëndësi të madhe ruajtja e vazhdimësisë parlamentare në kohën e reformave mjaft thelbësore që janë në agjendën e Parlamentit, si ajo e ngritjes së organeve të vettingut në kuadër të reformës në drejtësi, dhe reforma elektorale, përfshi dhe rekomandimet e OSBE/ ODIHR të cilat janë esenciale për të siguruar më pas zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Këto reforma janë të domosdoshme për Shqipërinë që të ecë drejt rrugës së integrimit në BE”, shprehet Hahn.