Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MAPL nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me OJQ-në “Down Sindrom Kosova”

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesen e organizatës Jo-Qeveritare “Down Sindrom Kosova”, Sebahate Beqiri, për financimin e projektit “Përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në arsim”.

“Qëllimi i projektit është të forcojë bashkëpunimin në mes të Shoqërisë Civile dhe Komunës së Prizrenit, për avancimin e kushteve për arsim të fëmijëve me aftësi të kufizuara, si një nga kriteret e rëndësishme të integrimit evropian, që parashihet edhe me MSA”, thuhet në njoftimin e MAPL-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo