Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministrja Hoxha merr titullin “Doktor Nderi” në SHBA

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, u nderua me titullin “Doktor Nderi-Honorary doctorate”, në Universitetin Graceland, në Lamoni, të shtetit Iowa-SHBA.

Në këtë solemnitet morën pjesë drejtuesit e Universitetit Graceland, John Sellars, Drejtori i bordit të Universitetit, Harry Ashenhurst, ish-Ambasadori John Menzies, personalitetet tjera akademike të këtij universiteti si dhe studentët e gjeneratës së 120-të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fjalimin solemn me rastin e fillimit të vitit akademik, në prani të studentëve të vitit të parë të këtij universiteti, ministrja Hoxha theksoi se para 13 viteve ka qëndruar ulur në të njëjtin vend si studente, duke përshkruar rrugëtimin e saj, regjistrimin, rrugën pas diplomimit dhe rrethanat e Kosovës.

“Këtu, në Lamoni, gjeta një komunitet me njerëz të mirë, vend të cilin me shumë krenari e quaj shtëpi timen të dytë, vend dhe komunitet i cili më fuqizoi vlerat e ndershmërisë, integritetit dhe respektit për komunitetin”, theksoi ministrja, duke shtuar se kujton me krenari edhe profesorët që me plot përkushtim, promovuan vlerat më të mira që e bëjnë Amerikën të madhe.

Ministrja ka cituar presidentin Abraham Lincoln, që kishte theksuar se “Çfarëdo që të jeni, bëhu i mirë në atë drejtim”, duke i inkurajuar studentët e pranishëm që të nxjerrin më të mirën nga rruga që zgjedhin.

“Ndiqni ëndrrat tuaja, bëni gjithçka për to dhe unë jam e sigurt që Universiteti Graceland na ka pajisur të gjithëve neve me gjithçka që duhet për ta bërë këtë. Mos e zgjidhni temën e jetës tuaj por bëhu storja e vetvetes”, ka theksuar në fjalën solemne Hoxha.

Titulli “Doktor Nderi” i është dhënë ministres Hoxha me motivacionin: “Personalitet i merituar që ka dhënë kontribut të shquar në shoqëri. Ajo nderon Universitetin Graceland dhe është e lidhur me këtë institucion, si dhe promovon vlerat e jetës që i kultivon Universiteti Graceland për studentët e vet”.