Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, nesër me 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, së bashku me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës, të përkrahur nga organizatat e shoqërisë civile zhvillojnë aksion protestues para objektit kryesor të Qeverisë, në sheshin ''Skënderbeu'' në Prishtinë.
#Folmosutut është motoja e aksionit e që për qëllim ka kundërshtimin e tendencave për të kufizuar lirinë e mediave dhe shprehjes në përgjithësi, sidomos përmes iniciativës së fundit të Ministrisë së Drejtësisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAGK fton të gjithë anëtarët e saj, gazetarët, pjesëtarët e shoqërisë civile si dhe të gjithë ata që kërkojnë respektimin e Lirisë së Shtypit dhe Shprehjes në vendin tonë që t’i bashkohen këtij aksioni.
Aksioni protestues #Folmosutut zhvillohet nesër, në ora 12.00, Sheshi "Skënderbeu", Prishtinë, thuhet në njoftimin e AGK-së.