Me qindra automjete kanë qëndruar në radhë pasditen e së hënës në hyrje të territorit të Shqipërisë, në pikat e kalimit kufitar në Muriqan dhe Han të Hotit.
Më problematike ka qenë situata në piken e kalimit Muriqan, ku radha e automjeteve që kanë dalë nga territori malazez për në Shqipëri është 12 km nga Muriqani deri tek ura e Bunës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE gjithë radha është me shtetas shqiptarë që kishin ikur për fundjave dhe 1 Majin në Mal të Zi dhe po ktheheshin për në Shqipëri.
Shtetas të ndryshëm shprehen se u është dashur të qëndrojnë deri në tre orë në radhë në territorin malazez.
Mësohet se gjatë mesditës pala malazeze vepruar me procedurë normale që do thotë është bërë regjistrimi i çdo shtetasi në dalje dhe duke pasur parasysh fluksin, kjo ka krijuar dhe radhë.
Burime nga Policia e Shkodrës pohuan se pasdite pala malazeze ka nisur me procedurë të përshpejtuar duke bërë vetëm kontroll të pasaportave.
Ndërkohë në aksin rrugorë Shkodër-Muriqan janë vëndosur e shërbime të policisë rrugore.