Kosova shumë shpejt do të bëhet me një agjenci të re. Qeveria e Kosovës tashmë është në fundin e projektimit të Agjencisë që do të marrë mbi vete menaxhimin e të gjitha kategorive të dala nga Lufta e fundit në Kosovë, e të cila janë të shpërndara në shumë ministri.
Mbi 100 milionë euro pritet t’i menaxhojë kjo Agjenci, e cila do të marrë bekimin e qeverisë gjatë muajit maj, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe Organizata e Veteranëve të Luftës pretendon të jetë pjesë e këtij institucioni, madje udhëheqësit e saj pretendojnë ta drejtojnë atë.
Veteranët e shohin Agjencinë edhe si mundësi të transferimit të linjave buxhetore nga një kategori tek tjetra.
Ata besojnë se teprica nuk do të kthehet në Thesarin e shtetit, por do të përdoret për nevojat shëndetësore të invalidëve dhe veteranëve të luftës.
Pare se të niste zbatimi i Ligjit të Veteranëve, gjatë 2015-ës, bazuar në disa statistika të Ministrisë së Punës, rreth 11 mijë familje të kategorive të ndryshme kanë marrë pension nga kjo ministri.
Ndërsa, pas nisjes së zbatimit të ligjit të Veteranëve, nga tetori i 2015-ës e deri me tani, edhe rreth 30 mijë veteranë janë duke marrë nga 170 euro në formë të pensionit nga Ministria e Punës.
Pos kësaj, bazuar në ligjin për Vlerat e luftës dhe atë për të pagjeturit, janë edhe disa ministri, si Ministria e Shëndetësisë, e Arsimit, e Kulturës e Transportit, të cilat i mbështesin dhe ndajnë buxhet për kategoritë e luftës.